Kushtet e tregtimit të mishit kanë qenë në qendër të një aksioni të përbashkët të disa institucioneve.
Task Forca per kontrollin e tregtimit të mishit udhëhiqet nga Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami me mbështjetjen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Drejtorisë së Policisë, Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, Inspektoriatit Shëndetësor dhe Inspektoriatit Veterinar të Bashkisë.
Gjate këtij kontrolli janë bllokuar 2 subjekte për mosplotësimin e kushteve higjenike dhe 2 subjekte të tjera janë mbyllur sepse nuk kanë qenë të regjistuara pranë Q.K.R.-së.
Sipas drejtorit rajonal të A.K.U-së, Zenun Bullari aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit e ligjit.
Sipas Bullarit, në rastet kur mishi i kontrolluar nuk ka vulën e veterinerit ai do të groposet për asgjesim, ndërsa subjektet të cilat nuk janë të regjistruara pranë QKR-së do t’ju konfiskohen vetëm pajisjet e dyqanit.
Top Channel