“Korrupsioni, ka pushtuar drejtësinë”

02/12/2013 00:00

Korrupsioni i gjyqtarëve të Pukës, i denoncuar së fundmi në emisionin
investigativ ‘Fiks Fare’ ka bërë që ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe
deputetë të mazhorancës të pranojnë me zë të lartë, se sistemi i
drejtësisë vuan nga korrupsioni dhe ky rast është vetem maja e
ajsebergut.

Gjate raportimit ne Komisionin për Integrimin Europian, ministri i Drejtesisë Naço e ka pershendetur kete investigim, duke pranuar se korrupsioni ka përfshirë të gjitha hallkat e drejtësisë.

Do të falenderoj emisionin ‘Fiks Fare’ që ne na bëri të mundur që të shohim që të gjithë. Sigurisht që ky ka qenë një problem prej vitesh, problem që na bën që të skuqemi që të gjithë çfarë ndodh në gjykatë, çfarë ndodh në shërbimet e gjykatës”, tha Naço.

Deputetet Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla thane se ky rast deshmon qarte, sesa i thelle dhe i shtrire eshte korrupsioni ne te gjitha hallkat e sistemit.

“Sistemin e drejtësisë ne nuk na e prish një gjykatë, një sekretare, një kancelare, një prokuror, një avokat. Kjo është maja e ajsbergut, që u duk, që u shfaq, që u kap, por është sistem dhe Puka është rasti i fundit . Por nuk shikoj ceshtjen e mungesës së ligjit, çështjen e mungesës së strategjive, unë shikoj cështjen e efektivitetit të institucioneve, në kuptimin e zbatimit të ligjeve dhe kjo është themelore”, tha Ruçi.

“Ato skena shumë tronditëse, të cilat na e serviri Top Channel dhe ‘Fiks Fare’, të fillojmë t’i parandalojmë përmes mekanizmave ligjore. Në të gjitha kafet që rrethojnë Gjykatën ka sekserë pa fund, të cilët bëjnë lojën e gjyqtarëve, të kancelarit e të tjera me radhë”, tha Balla.

Deputeti Balla tha se eshte emergjent rishikimi i Kodit Penal dhe zbatimi i ligjit ne te gjithë zinxhirët e drejtesise.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një ndër problemet më të mëdha që ka sot drejtësia në këtë vend dhe kushdo që i kundërvihet një reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sigurisht që nuk do që drejtësia në këtë vend të funksionojë. Për Gjykatën e Lartë, po e njëjta situatë, vendimet e Gjykatës së Lartë, ato unifikuese siç thatë ju, numërohen me gishtat e dorës, janë krejtësisht një mungesë efektiviteti, por edhe cilësie në punë”, u shpreh Balla.

Prej shume vitesh, ne te gjitha raportet e Bashkimit Europian, korrupsioni ne drejtesi mbetet nje nga pikat me te dobeta dhe problematike te Shqiperise.

Top Channel