Nuk hani mëngjes? Rrezikoni infarktin

05/11/2013 16:55

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, por kjo nuk do të thotë se ky është një trend i shëndetshëm.

Të paktën, sipas një studimi rezultatet e të cilit u publikuan këtë të martë, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht kanë 27% mundësi më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre.

Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit, ata që dokumentuan se mosngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtëpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek meshkujt.

“Ndonëse nuk është provuar shkencërisht, rëndësia e mëngjesit tek meshkujt duhet të lidhet detyrimisht me çështje gjenetike. Gjithashtu, ai e bën më të lehtë shtimin e peshës, që është i lidhur direkt me problemet kardiovaskulare. Studimi nuk mund të quhet ende i papërfunduar, pasi ekzistojnë rreziqe të tjera shtesë në lidhje me efekte anësore që i krijohen organizimit nga mosngrënia e një mëngjesi të rregullt”, argumentoi doktoresha Susan Jebb, pjesë e studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA