Denoncuesit me status dëshmitari

29/10/2013 00:00

Nëse bashkëpunon me drejtësinë në rolin e të penduarit për të dëshmuar
kundër zyrtarëve apo funksionarëve që mund të kenë kryer vepra të
korrupsionit, atëherë sipas projektligjit më të fundit të propozuar nga
Ministria e Drejtësise në paketën ‘Antimafia’, merr automatikisht
statusin e dëshmitarit të drejtësisë.

Perveç kesaj risie, gjate nje interviste per Top Channel, ministri i Drejtesise Nasip Naço shpjegoi ndryshimet qe propozohen ne legjislacionin penal, si nje menyre per te luftuar fenomenin e korrupsionit ne Shqipëri.

“Ajo që ne kemi menduar është që të krijohet një task forcë, që do të thotë, hetimin e veprave penale të korrupsionit, parashikuar në 12 raste në Kodin Penal, të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të gjykohen nga Gjykata e Krimeve. Sigurisht që 12 vepra penale të korrupsionit që janë në Kodin Penal, do t’i shtojmë edhe në këtë ligj në fushën e zbatimit të këtij ligji, siç do t’i kompetencë lëndore do të jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ligji është, ne nuk i bëjmë ndryshim, përveçse ky Ligj parashikon rastet e konfiskimit apo sekuestros së pasurisë ndaj organizatave kriminale, ndaj personave që merren me trafiqe, me krimin e organizuar, pra ne e vlerësojmë korrupsionin në këto nivele dhe prandaj duam ta luftojmë me këto mjete, në këto nivele”, tha Naço.

Por a jane keto ndryshime te njejta per te gjitha nivelet e zyrtareve qe nga ministri, deputetet deri tek nepunesi i thjeshte?

“Juridiksionin fillestar për rastet e deputetëve, të ministrave, apo më lart, sigurisht që e ka Gjykata e Lartë dhe për analogji e ka Prokuroria e Përgjithshme. Eshtë menduar për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të merret me hetimin në nivele të larta të administratës shtetërore, sigurisht me kontrollin në nivele të ulëta dhe koordinimin me Prokuroritë apo dhe me institucionet të tjera ligjzbatuese, për ta luftuar realisht korrupsionin. Sigurisht që ligji nuk bëhet vetëm për nivelet e ulëta, të mesme të administratës, ndryshimi është për të gjithë. Të gjithë janë të ndershëm, përsa kohë nuk ka një akuzë të provuar.Ndryshimi është bërë në Kushtetutë, janë miratuar, ne po ndryshojmë nenet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale, ato nene që sot janë të pazbatueshme dhe të ndalojnë Prokurorin, ndalojnë gjyqtarin, për të filluar hetimet, pa marrë autorizimin përkatës”, tha Naço.

Ajo qe pritet te nxise diskutime eshte barra e proves, e cila do rendoje mbi zyraret qe do hetohen e qe u do tu duhet te justifikojne burimin e pasurive te tyre. Barra e proves për pasuritë në rastet e korrupsionit, nuk do jete çeshtje e Prokurorit qe nis procedimin penal.

“Të gjithë personat, të cilët dyshohen për raste korrupsioni, apo është ngritur një akuzë për korrupsion, sigurisht që do të vendoset sekuestro ndaj pasurisë së tyre apo edhe duke iu konfiskuar. Barra e provës u bie këtyre personave për të vërtetuar pasurinë që e kanë në mënyrë të ligjshme apo jo, apo rrethi i personave të afërm të tyre”, tha Naço.

Në çfare niveli eshte korrupsioni ne drejtesi?

“Ka probleme në sistemin e drejtësisë, ka probleme që kanë të bëjnë në të gjithë infrastrukturën e këtij sistemi. Ne kemi ndërtuar një strategji antikorrupsion, që kemi filluar që në ditët e para, pra krahas strategjisë të përgjithshme antikorrupsion, kemi ndërtuar strategjinë antikorrupsion që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë dhe me Ministrinë e Drejtësisë. Kemi ndërtuar portalin antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, që do të thotë të gjithë qytetarët të mos rrinë indiferentë, por të denoncojnë në rastet e korrupsionit, të denoncojnë fshehjen e pasurisë, të denoncojnë shkeljen e ligjit ndaj prokurorëve, ndaj gjyqtarëve, noterëve, inspektorëve të ndryshme që janë brenda këtij sistemi, siç janë inspektorët e burgjeve, policia e burgjeve,  në zyrat e Hipotekës apo në Komisionin e Kthimit të Pronave, pra të gjithë sistemin e drejtësisë”, tha Naco.

Kjo eshte paketa e veprave penale te korrupsionit qe jane propozuar per t’u hetuar e gjykuar si krim i rende dhe pjese e krimit te organizuar nga Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, ku bie ne sy hetimi dhe gjykimi i veprave te korrupsionit pasiv dhe aktiv ne sektorin shteteror, por edhe ate privat si edhe shkeljen e barazise ne tendera.

Top Channel