Nisin audicionet e ‘MasterChef Albania’

28/10/2013 00:00

Me 24 tetor ne Tirane nisen audicionet e ‘MasterChef’, programi me i ri i
Top Channel ku pasioni dhe arti i te gatuarit jane perberesi kryesor i
spektaklit.

Audicionet kane vazhduar me pas ne Vlore e Shkoder. Ne kete fillim te rrugetimit te ‘MasterChef Albania’, vihet re nje interes shume i larte, pavaresisht faktit qe behet fjale per nje format te ri e qe vjen per here te pare ne Shqiperi. Nje fakt qe garanton nje program plot pasion e emocione.Deri tani kane marre pjese rreth 160 aplikante, mes te cileve, ne menyre sensacionale, rreth 60% jane meshkuj. Mosha mesatare e aplikanteve, eshte rreth te 30-ave.

Kuzhina qe mbizoteron eshte pergjithesisht mesdhetare. Bie ne sy ndikimi i kulturave italiane dhe greke nderkohe qe pjesa me e madhe e te apasionuarve qe jane paraqitur ne audicione, jane amatore te cilet e kane ushtruar talentin e tyre kryesisht ne kushtet e shtepise.

Ajo qe befason eshte prania aplikanteve me profesione nga me te ndryshme, nga ata te shkencave ekzakte, tek juridiku e tek artet. Ne nje numer me te te reduktuar jane amvisat te cilat jane njohur me programin nepermjet televizionit apo internetit. Vlen per t’u theksuar fakti se shume te rinj e te reja duan te provojne te behen ‘Masterchef’ duke shfaqur nje pasion qe nuk dukej se ekzistonte mes rinise shqiptare.

Nje numer te konsiderueshem zene shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise, te cilet duan te kthehen ne vendin e tyre per t’u promovuar e qe e njohin madheshtine e formatit te cilin e kane pare ne vendet ku jetojne.

Po ashtu, ne keto audicione nuk ka munguar ineteresi i madh i te huajve qe jetojne ne  Shqiperi apo jane te punesuar ne vendin tone.

Te gjithe aplikantet paraqiten me nje pjate te tyren ose foto te realizuara te gatimeve te tyre me te cilat prezantohen ne audicione sebashku me formularet perkates. Ajo qe bie ne sy eshte kreativiteti dhe fantazia qe kane shfaqur konkurentet pjesemarres, cka do te sjelle nje sukses te garantuar ne kete program.

Audicionet e rradhes jane shperndare thuajse ne gjithe Shqiperine, pa lene menjane edhe Maqedonine dhe Kosoven ne menyre qe te gjithe shqipfolesit te kene mundesi te marrin pjese.

Nese edhe ti mendon se ke talentin dhe pasionin e duhur per te qene pjese e kesaj eksperience, nxito te marresh pjese duke aplikuar menjehere.

Si gjithmone, gjithcka rreth ketij show do e gjeni ketu, ne faqen zyrtare te programit, top-channel.tv/masterchef

Per te aplikuar, klikoni ne top-channel.tv/masterchef/apliko.php

Audicionet e radhes, jane si vijon:

KORÇE: e merkure 30 tetor, “Life Gallery”, ora 12:00.
GJAKOVE: 1 nentor, Hotel “Pashtriku”, ora 12:00.
PRISHTINE: 2 nentor, Hotel “Sirius”, ora 12:00.
SHKUP: 3 nentor, Hotel “New Star”, ora 12:00.
GJIROKASTER: 6 nentor, Hotel “Çajupi”, ora 12:00.

Paraqituni ne audicion me nje pjate te pergatitur me pare, ose me fotot e gatimeve tuaja me te mira.

Top Channel