Dedja bashkon PS-në dhe PD-në

22/10/2013 00:00

Dekreti i Presidentit për rikonfirmimin e Bashkim Dedjes në krye të
Gjykatës Kushtetuese ka unifikuar qëndrimin e socialistëve dhe
demokratëve.

Deputetet e mazhorances dhe opozites jane shprehur pro emerimit per here te dyte te zotit Dedja ne kete post, duke vleresuar jo vetem se kandidatura permbush kerkesat formale, por gjyqtari Bashkim Dedja permbush edhe kriteret profesionale te bazuar ne merite.

Kryetari socialist i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, vleresoi praktiken e ndjekur nga presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh ne kohe me dekretin e tij, si dhe njohu rolin substancial te Parlamentit, kur nisi konsultimet me kryetaret e grupeve parlamentare. Gjate senaces degjimore, Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dedja, vleresoi se gjate periudhes se fundit trevjeçare kjo gjykate me rritjen e transparences, eshte bere me e arritshme dhe me e prekshme per qytetaret.

Top Channel