Të majtët mbledhin Këshillin Bashkiak

18/10/2013 22:50

Pas vendimit të Prefektit të ri, për njohjen e ligjshmërisë së vendimit të muajve më parë, për shkarkimin e kryetarit demokrat të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, dhe zgjedhjen e socialistit Aldrin Dalipi në këtë post, këshilltarët e majtë u mblodhën në një nga sallat e Këshillit Bashkiak.

Salla kryesore nuk është hapur për ta, sepse demokratët e kundërshtojnë si të paligjshëm vendimin.

Zoti Dalipi bëri thirrje për reflektim dhe për respektim të Kushtetutës, duke theksuar se PS dhe LSI kanë shumicën në Këshillin Bashkiak, që përbën gati 3/5-tat e këtij këshilli.

Pasi verifikoi prezencën e 32 anëtarëve të majtë, shumica e Këshillit Bashkiak njohu mbarimin e mandatit të parakohshëm të disa anëtarëve të këshillit, që janë bërë deputetë, dhe bëri zëvendësimin e tyre me anëtarët e rinj.

Kryetari i Këshillit Bashkiak shprehu gatishmërinë e mazhorancës së majtë për të bashkëpunuar me opozitën, duke ndërmarrë çdo vendim që shkon në interes të qytetarëve të Tiranës.

Top Channel