Qeveria: Konkurse për administratën

18/10/2013 00:00

Qeveria ka bërë të ditur se ka hapur konkurse për pozicionet që nuk janë pjesë e shërbimit civil aktualisht.

Ministrja Milena Harito, në një deklaratë për shtyp akuzoi Qeverinë paraardhese se në të paktën 150 raste të verifikuara për emërime në administratë, nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor.

“Që këtë javë kemi filluar konkurset e para në pozicionet që nuk janë pjesë e Shërbimit Civil, sipas ligjit aktual, por që do të jenë pjesë e Shërbimit Civil, sipas ligjit të ri.Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqeve zyrtare të institucioneve, por edhe nëpërmjet bazës së të dhënave online, e cila po shndërrohet në një bazë shterërore të dhënash. Nga situata e shqyrtuar në administratën tatimore rezulton se në plotë 150 vende të gjithë shqiopërinë, nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore për shërbimin civil në këtë administratë.Kështu, që në javën e ardhshme do të fillojmë gradualisht konkurset për këto vende pune, për të cilat sërish do të bëhen njoftimet e drejtpërdrejta edhe nëpërmjet bazës së CV online”, tha Harito.

Top Channel