Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se duke mos patur
si objektiv një datë të caktuar për marrjen e statusit të vendit
kandidat, kërkon ta shtyjë atë sa të mundë, pasi nëse do të merrej këtë
vit atëherë do të duhej të pranonte se kjo është meritë e Qeverisë së
PD-së, ndersa Rama ishte shkaku i bllokimit të tij deri tani.

“Zoti Rama na deklaroi se për Kryeministrin nuk është e rëndësishme data kur Shqipëria mund të marrë statusin si vend kandidat për në BE. Zoti Rama, datat janë të rëndësishme, sepse kështu funksionon Bashkimi Europian.
Zoti Rama, data është e rëndësishme, pas tre vjetësh bllokimi të paprecedentë që i bëre Shqipërisë.
Zoti Rama, data është e rëndësishme sepse ne i përmbushëm të gjithë detyrimet që iu vunë Shqipërisë, dhe qeveria jote e ka këtë dhuratë mbi tavolinë. Prandaj nuk do qe statusi te merret këtë vit sepse do t’i njihet si merite Qeverisjes se Partisë Demokratike. Prandaj shkelmove konsensusin e arritur për Ligjin e Shërbimit Civil dhe ke ndërmarrë fushatën e spastrimeve në administratë sepse do të shtysh datën e marrjes se statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.E vetmja gjë që ka mbetur për ty zoti Rama, është t’u japësh shqiptarëve datën, kur ti do ta marrësh seriozisht integrimin europian të Shqipërisë”, thuhej në deklarimin e PD, përcjellë për mediat nga deputeti Aldo Bumçi.

Top Channel