Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Kanë kaluar plot 32 vjet që nga dita kur Albert Beqja humbi të dy krahët duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në Vojnik të komunës Maqellarë.
“Duke luajtur me shokët më ndodhi një fatkeqësi. Energjia elektrike më la pa dy gjymtyrët e sipërme”, tregon Alberti.
Pavarësisht problemeve dhe vështirësive të shumta, nuk ka dashur të mëshirohej nga të tjerët, përkundrazi dëshira për t’u arsimuar i dha stimul për të qenë pjesë e rëndësishme e shoqërisë së tij.
Filloi shkollën e lartë në degën Histori-Gjeografi në Shkoder, megjithatë problemet ekonomike e detyruan të shkëputej nga bangat e shkollës në vitin e tretë të studimeve.
Humbja e dy gjymtyrëve të sipërme nuk e ka penguar aspak të merret edhe me aktivitete sportive. Në ditët e nxehta të verës ai shkon të notojë së bashku me shokët e tij, madje shpeshherë ato zhvillojnë edhe gara mes tyre.
“Notoj çdo ditë 200 metra. Unë pa krahë notoj, të kisha krahë do të fluturoja!”
Top Channel