Si të visheni kur kaloni të 50-at?

01/10/2013 00:00

Thonë se kur arrin të 50-at, aty fillon jeta e vërtetë… Zonjat fillojnë të kujdesen më shumë për veten dhe imazhin e tyre. Sipas studimeve një pjesë e grave bëhen pjesë e dy kategorive: ato që fillojnë të vishen si 20 vjecet e sotme dhe ato që veshin rrobat që kanë pas veshur kur kanë qenë vetë në të 20-at.

Kuratorët e modës sugjerojnë se një palë xhinse janë gjithmonë në modë dhe mund të vishen nga të gjitha moshat.

Ja cilat janë 5 këshilla mode që të vishesh bukur dhe të ndjehesh mirë në këtë moshë.

Së pari, shihni se cfarë veshin femrat VIP që janë mbi 50 vjec, sic është Sharone Stone, Kim Basinger, Madonna, Michelle Pfeiffer dhe Sophia Loren.

Së dyti, fokusohuni te veshjet njëngjyrëshe. Përpiquni të shmangni dizenjot e shumta dhe egzagjerimet.

Së treti, recipetat janë shumë të rëndësishme për pjesën e sipërme, duhet të siguroheni që keni zgjedhur të duhurat vecanërisht në rastet kur doni të dukeni e magjishme.

Së katërti, nëse doni të dukeni më e re në moshë  përpiquni të visheni sa më thjeshtë në jetën e përditshme.

Së fundi gëzojuni aksesorëve, merrni sugjerime nga revistat e modës dhe përpiquni të krijoni stilin tuaj.

Top Channel