Sherr për një balonë, 12-vjeçarin e djegin të gjallë

01/10/2013 00:00

Një djalë 12-vjeçar indian është djegur i gjallë nga dy persona pas një sherri për një balonë.

Vidhu Jain, djali i një shitësi balonash në Sangrur, është rrëmbyer nga dy burra kur po shkonte tek shkolla e vëllait më të madh për t’i dërguar ushqim dhe është parë nga disa njerëz duke vrapur nëpër rrugë i përfshirë nga flakët.

Kalimtarët e rastit e dërguan menjëherë në spital, por djaloshi nuk i mbijetoi dot plagëve të shumta.

Para se të vdiste, 12-vjeçari i ka thënë policëve se nuk i njihte vrasësit me emër, por kishte debatuar ashpër me ta para tre ditësh për një balonë.

Policia e distriktit Sangrur ka bërë të ditur se po punon për identifikimin e këtij krimi makabër.

Top Channel