Apple, marka më me vlerë në treg

01/10/2013 00:00

Për herë të parë në 13 vjet, “Coca-cola” nuk është më në vendin e parë si marka më me vlerë në botë. Prodhuesi ikonë i pijeve të buta, ja ka dorëzuar kurorën gjigantit të teknologjisë, Apple.

Por sikur të mos mjaftonte, ajo nuk renditet e dyta, por e treta pas një tjetër kolosi të rrjetit, Google. Sipas të dhënave Apple besohet se vlen 98.3 miliardë dollarë, Google, 93.3 miliardë dhe Coca-Cola, 79.2 miliardë dollarë.

Klasifikimi  i stiluar nga shoqëria e konsulencës, “Interbrand”, përcakton 100 markat më të fuqishme në botë. Në dhjetëshen më të mirë përfshihen edhe Microsoft dhe Samsung.

“Kjo nuk do të thotë asgjë. Coka-Cola ka ekzistuar për dekada dhe besoj se do të vazhdojë për shumë të tjera në të ardhmen. Nga ana tjetër nuk mendoj se këto  firma të informatikës, të tilla si Apple do të vazhdojnë për shumë gjatë, duke konsideruar konkurencën e madhe”, tha ndërmjetësi financiar, Fidel Helmer.

Analistët thonë se dominimi i kompanive hi-tech reflekton rolin e rëndësishëm që ato po luajnë në jetët e konsumatorëve.

IBM dhe Microsoft pozicionohen në vend të 4 dhe të pestë, ndërsa Samsung në të tetin.  Facebook është marka që ka shënuar më shumë ngjitje në klasifikim duke u pozicionuar në vend të 52 nga i 69 që ishte një vit më parë.

Top Channel