SHBA, supermarketi me ushqime të skaduara

29/09/2013 00:00

Një supermarket në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shesë vetëm ushqime të cilave u ka kaluar data e skadencës. Ky supermarket do të hapet në fillim të vitit 2014 në Boston nga biznesmeni Doug Rauch.

Sipas ekspertëve, rreth 40% e ushqimeve në Amerikë shkojnë dëm pasi konsiderohen të skaduara, por datat e skadencës nuk kanë lidhje vetëm me sigurinë e konsumatorit, por me shijen e prodhimit.

Ja disa ushqime që sipas Dana Gunders (shkencëtare ushqimi në Këshillin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, NRDC) mund të konsumohen pa problem edhe pasi kanë skaduar.

Kosi – Mund të konsumohet deri në 6 javë pas skadencës

Cokollata – Është shumë e rezistueshme, por në kontakt me ajrin krijon një shtresë të bardhë. Kjo shtresë nuk është myk dhe mund të konsumohet pa problem

Vezët – Mund të konsumohen 3-5 javë pas blerjes nëse mbahen në një temperaturë nën 5 gradë

Top Channel