“Turpëron” bashkëshortin tradhëtar

28/09/2013 00:00

Do të pranonit të përjetësoheshit me një foto në Facebook, rrjetet e tjera sociale dhe mbase në mbarë botën e internetit duke mbajtur në duar një letër ku të pranonit se keni tradhëtuar bashkëshortin/en?

Disa mund të përgjigjen kategorikisht jo, por ka nga ata/ato që për të rifituar besimin e partnerit të tij/saj do ta bënte. Një rast i tillë është Ivan Lewis nga Shtetet e Bashkuara.

Lewis u martua me Sonya Gore në 2010-ën, por pak muaj më parë ata u ndanë pasi Sonya e zuri duke e tradhëtuar me një tjetër. E vetmja mënyrë që Ivan të rikthehej tek ajo ishte që të kërkonte ndjesë me një foto në Facebook dhe fotoja të merrte 10 mijë pëlqime (like).

U tha u bë dhe Ivan nisi menjëherë punën për përmbushjen “e misionit” që ai në fillim pranon që i është dukur si i pamundur. Ai publikoi foton me mbishkrimin: “Më fal! Të tradhëtova, aq më tepër me një femër pak tërheqëse”.

Rrethi i miqve të tij nuk shkonte në 10 mijë, aq sa ishte objektivi për të fituar “amnistinë”, por me ndihmën e faqeve të mëdha, Lewis siguroi 10 mijë pëlqimet dhe rifitoi bashkëshorten e tij, e cila e mbajti fjalën duke e falur…ndërkohë që fotoja sot ka shkuar rreth 15 mijë pëlqime.

Top Channel