Strehohen 37 familje rome

27/09/2013 00:00

37 familje rome do të strehohen në ambientet e përshtatura për banim të një reparti ushtarak në periferi të Tiranës.

Vendimi u mor mbrëmjen e së premtes gjatë një seance të Këshillit të Ministrave, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Problemi i strehimit të familjeve rome mbetej aktual që kur ata u larguan disa javë më parë nga zona ku banonin pranë zonës së Fabrikës së Miellit në Tiranë, për t’i lënë vendin ndërtimit të një blloku pallatesh në atë zonë.

Në bazë të vendimit të qeverisë, këto familje do të strehohen në Shishtufinë, në repartin 1 005 të ushtrisë.

Ndërkohë, në një tjetër vendim të marrë mbrëmjen e së premtes, lirohet nga detyra PAKPT (Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit) drejtoresha aktuale, Kreuza Leka dhe në vend të saj emërohet në këtë detyrë Adelina Greca.

Top Channel