Mirësevini në Estoni, vendin e së ardhmes

27/09/2013 00:00

Një vend ku natyra është pronare absolute. E mbuluar në 50 përqind të sipërfaqes nga pyjet, me 3 mijë pemë për banorë dhe 1251 ishuj, për më tepër pjesa më e madhe e tyre e pabanuar; Mirësevini në Estoni!

Vendi i vogël i Europës veriore, dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, që prej shëmbjes së tij është shndërruar në shembull përfekt të zhvillimit miqësor me natyrën. Teknologjia këtu është kryefjalë në cdo hap të jetës, ndaj mos u habisni kur në mes të një pylli të dendur telefoni juaj të sinjalizojë se ju ofrohet shërbim ëireless falas. Kjo mundësohet falë 1140 pikave të shpërndarjes së internetit të ngritura në 45 mijë km/katrorë sipërfaqe.

Valët magnetike që përcojnë internet në telefon, tabletë dhe kompjutera falas gjenden kudo, në pube, autobusë, parqe, dyqane dhe zona të tjera publike, që nga pjesët më të “humbura” të vendit e deri tek kryeqyteti i mrekullueshim; Talin.

Estonezët janë aq të lidhur me teknologjinë sa janë shndërruar në pararojë të saj. Kujtojmë këtu që mban vulën e tyre Skype, aplikacioni që mundëson telefonatat video dhe audio për miliona njerëz në mbarë botë, po ashtu edhe aplikimi për herë të parë i votimit online.

Megjithatë vendasit nuk harrojnë vuajtjet që kanë kaluar. Në vitin 1991, kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, vendi ishte i shkatërruar dhe vetëm gjysma e popullsisë kishte një telefon fiks në shtëpi.

Një vit më vonë, kryeministri i atëhershëm Mart Laar dhe qeveria e tij me mesataren e moshës 30 vjeç prezantoi projektin kombëtar të informatizimit të vendit “Tiigrihupe”. Rezultati: sot 80 përqind e estonezëve janë klientë të e-bank duke zënë vendin e dytë në botë. Për estonezët përdorimi i internetit për të bërë thuajse gjithcka është normale dhe kjo ka bërë që të pagëzohen me emrin si “japonezët e Europës”.

Por teknologjia nuk është pasioni i vetëm për estonezët. Ata adhurojnë natyrën dhe një sjellje më miqësore se e tyre ndaj saj, vështirë se gjendet në ndonjë vend tjetër. Vetëm në kryeqytet, një numër i jashtëzakonshëm i tyre udhëton me biçikleta, aq sa transporti publik megjithëse transporti publik ofrohet falas për të gjithë banorët në këtë qytet.

Top Channel