Shqiptarët që po lënë gjurmë në shkencën e mjekësisë janë gjithnjë e më të shumtë. Bëhet fjalë për një zhvillim mjaft të rëndësishëm siç është komunikimi me njerëzit në gjendje kome. Lorina Naçi tregoi në “Pasdite në Top Channel” se si ia kishte dalë të bëhet pjesë e një grupi shkencëtarësh kanadezë, të cilët kanë arritur të vendosin komunikimin mes të sëmurëve në koma dhe të afërmve të tyre.

Thirrja për ndihmë e 17-vjeçares Ambra Meda, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rrallë ka bërë të mobilizohen jo pak njerëz. Shoqet e shkollës së saj nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Tranë kanë ndërmarrë nisma për të mbledhur para për Ambrën. Gjithashtu, kampioni i botës në Kik Boks, Ismail Keta, tregoi në studion e “Pasdites” se ka vendosur të organizojë një ndeshje vetëm për të siguruar para në ndihmë të 17-vjeçares. Kurimi i Ambra Medës kushton 180 mijë euro.

Vetëm 4 vjeç dhe Elliot Prior ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave të botës. Falë guximit, ai arriti të zmbrapste terroristët dhe të shpëtonte jetën e mamasë dhe motrës së tij në pengamrrjen në Kenia. Me një qetësi të habitshme 4 vjeçari qëndron para një terroristi që i kishte plagosur të ëmën dhe i thotë “Ti je njeri shumë i keq”. Agresori që me sa duket kuptonte anglisht i jep një çokollatë dy fëmijëve dhe i lejon të bashkohen me mamanë e tyre.

Salma, poetesha e famshme indiane rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” se dashuria për dijen, letërsinë dhe emancimpin e gruas i ka dhënë forcë për të mos u dorëzuar në jetën e saj të vështirë. E martuar në një moshë fare të re, në një ambient ku dhunohej sistematikisht nga burri ajo nuk hoqi dorë nga të shkruarit e poezive. Sot, Salma drejton një zyrë e cila ndihmon gratë që janë të detyruara të martohen jashtë vullnetit të tyre dhe të mbahen në skllaveri brenda katër mureve të shtëpisë.

Top Channel