Kjo është pamja e tij e përkohshme. 22-vjeçari kinez nga provinca e Fuxhianit pësoi një aksident vitin e kaluar dhe fill pas tij mjekët vendosën të rrisin një hundë të re në ballin e tij.

Pas aksidentit, ai pati një infeksion të rëndë që i shkatërroi thuajse tërësisht kërcin e hundës.

Kësisoj, mjekëve u lindi idea të krijojnë një hundë të re në ballë, rritja e të cilës mori nëntë muaj. Sipas tyre, hunda duket në gjendje të mirë dhe së shpejti mund të bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale.

Ajo është në një pozicion që ua bën më të lehtë mjekëve transplantin apo kthimin në vendin e duhur.

Top Channel