AMA hyn ne krize, nuk ka kuorum

27/09/2013 00:00

Autoriteti Mediave Audiovizive futet në një krizë institucionale që lidhet me mos arritjen e kuorumit të nevojshëm për të miratuar vendime të dryshme që lidhen me aktivitetin e medias.

Mesditën e të premtes, kryetarja Endira Bushati kishte thirrur mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës ishin mbi 19 çështje për t’u diskutuar.

Mbledhja ka nisur me prezencën e 3 antarëve dhe kryetares Bushati, ndërsa antari i pestë Gent Ibrahimi, me mandat që mbaruar që prej shtatorit 2012 mësohet se fillimisht kishte konfirmuar pjesmarrjen, por vetëm pak minuta përpara nisjes së mbledhjes njoftoi mospasje mundësi për të ardhur.

Në të tilla kushte kur mungonte antari Gent Ibrahimi, antari tjetër i këtij komisioni, Zylyftar Bregu është larguar  nga mbledhja.


M.Veliu- Zoti Bregu, përse u larguat nga mbledhja e AMA-s?

Z.Bregu – Isha lajmëruar për një mbledhje të AMA-s me një rend të gjatë dite. Në momentin që u futa në mbledhje u informova që njëri prej antarëve, Gent Ibrahimi telefonoi dhe tha që nuk do të merrte pjesë në mbledhje. Për shkak se nga 23 pika të rendit të ditës 9 të parat kishin të bënin me procesin e dixhitalizimit, një proces që është kundërshtuar nga operatorët privatë dhe kanë fituar një të drejtë gjyqësore. Kërkova të diskutoheshin pikat që vinin pas 8 pikave të para që s’kishin lidhje me procesin e dixhitalizimit. Kryetarja nuk e pa të udhës që ta ndryshonte rendin e ditës dhe në këto rrethana unë ika për mos të plotësuar thjesht kuorumin dhe të merresin vendime pa vullnetin tim.

M.Veliu – A mund të zhvillohet mbledhja me 4 anëtarë kur diskutohen këto çështje të rëndësishme?

Z.Bregu – Personalisht mendoj jo prandaj ika.

 Sakaq, në lidhje me këtë mbledhje, “AMA” shpërndau një njoftim për median ku thotë se “largimi i zotit Bregu bllokon tërësisht vendimmarrjen e “AMA”–s, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm. Pjesa e mbetur e Këshillit, ra dakord të njoftojë Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për largimin e paargumentuar ligjërisht nga detyra të anëtarit Bregu”.

Por, nga ana tjeter, kryetarja e “AMA”-s, Endira Bushati, për të patur kuorumin e nevojshëm gjatë mbledhjeve te saj, prej nje viti preferon te zhvilloje mbledhjet me mungesen e dy anetareve qe nuk jane zevendesuar dhe me prezencen e nje anetari te cilit i ka mbaruar mandate  ne 2012.

Deri tani, ajo nuk i ka kerkuar asnjehere zyrtarisht Kuvendit zëvëndësimin e antarit Gent Ibrahimi, mandati të cilit ka perfunduar shtatorin e kaluar.

Ky vendim që mban datën 24 Shtator 2007 emëron Gent Ibrahiim si anëtar  të KKRT-s së atëhershmë, sot “AMA”.

Neni 9 i ligjit për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë thotë: “Anëtarët e “AMA”-s zgjidhen për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë zgjedhje vetëm një herë. Në të tilla kushte, mandati i zotit Ibrahimi ka mbaruar ligjërisht më 24 Shtator 2012.

Top Channel