2 mijë ndërtime pa leje në Kombinat

27/09/2013 00:00

Ndërtimet pa leje, një problem i madh urbanistik i kryeqytetit në 6 muajt e fundit, janë kthyer në një shqetësim edhe për zonën e Kombinatit.

Në njësinë numër 6 aktualisht numërohen rreth 2 mijë ndërtime pa leje, një shifër e frikshme në dëm të urbanistikës. Kryetari i kësaj njësie bashkiake, Krenar Cenallari shprehet se ky problem në njësinë që ai drejton është i pranishëm prej 2 vitesh dhe se administrimi i këtij problemi është mjaft i vështirë.

Nisma e bashkisë në muajin korrik për decentralizimin dhe shtimin e kompetencave të njësive bashkiake në zonën e Kombinatit nuk ka funksionuar. Me këtë nismë vetë kryetari Basha urdhëroi vendosjen në dispozicion të patrullave të Policisë Bashkiake për cdo njësi vendore për të frenuar vrullin e ndërtimeve pa leje. 

Zoti Cenallari thotë se nga ana e Policisë Bashkiake nuk ka patur bashkëpunim në këtë aspekt dhe se sheh si një mundësi për ndalimin e ndërtimeve pa leje, bashkëpunimin me Policine e Rendit, e cila se fundmi ka nisur aksione për ndalimin e personave apo subjekteve që kryejnë ndërtime pa leje.

Top Channel