Hackerat vjedhin ID e Michelle Obamës

26/09/2013 19:00

Karta e identitetit të Zonjës së Parë amerikane, Michelle Obama, u arrit të vidhej nga hackersat, të cilët goditën serverat e disa prej koorporatave më të mëdha amerikane, u raportua të enjten.

Zbulimi u bë pas një hetimi të pavarur të gazetarit Brian Krebs, i cili ndoqi informacionin konfidencial që kishin siguruar hackersat.

Në mars, Krebs, ashtu si FBI dhe Shërbimet Sekrete Amerikane nisën të interesoheshin për burimin e informacionit të një faqe në internet, exposed.su, i cili publikoi informacione konfidenciale për shumë prej figurave VIP, si Bill Gates, Beyonce Knoëles, Jay-Z, Ashton Kutcher dhe të tjerë.

Hetimi tregoi se informacioni ishte blerë nga një faqe tjetër, e quajtur SSNDOB, e cila reklamote veten si një uebsajt i lidhur me bursat dhe tregjet ndërkombëtare, por që në të vërtetë shërbente për të grumbulluar identitete dhe të dhëna të tjera private.

Më pas, faqja i shiste identitetet për 50 cent dhe me këtë praktikë, kishte arritur të siguronte deri në katër milionë ID.

Siç publikoi të enjten “BBC”, është mësuar se një prej viktimave të këtij rrjeti mashtrimi ishte edhe vetë Zonja e Parë Amerikane, Michelle Obama.

Top Channel