KUJDES, PAMJE TË RËNDA. Një drogë e re e quajtur “Krokodil”, e cila shkakton mishin që të kalbet dhe që pjesë të trupit të bien pjesë pjesë mund të jetë në prag të përhapjes si një epidemi në botë.
" /> KUJDES, PAMJE TË RËNDA. Një drogë e re e quajtur “Krokodil”, e cila shkakton mishin që të kalbet dhe që pjesë të trupit të bien pjesë pjesë mund të jetë në prag të përhapjes si një epidemi në botë.
">

KUJDES, PAMJE TË RËNDA. Një drogë e re e quajtur “Krokodil”, e cila shkakton mishin që të kalbet dhe që pjesë të trupit të bien pjesë pjesë mund të jetë në prag të përhapjes si një epidemi në botë.

Më parë gjatë muajit, rasti i parë është regjistruar në SHBA, ndërsa në Rusi viktimat e kësaj droge numërohen me dhjetëra tashmë.

“Suksesi” i kësaj droge kaq të rrezikshme për shëndetin qëndron në faktin se ajo mund të përgatitet në kushte shtëpiake, nga përzjerja në masë të duhur e mjekimit “kodeinë”, me benzinë të filtruar, që më pas injektohet brenda trupit.

Tre herë më e lirë se heroina, droga që mund të sjelljë vdekjen jo vetëm nga mbidoza, por edhe nga një përzjerje lehtësisht e gabuar në përqindjen që duhet të ketë çdo komponent.

Shpesh, “krokodili” është një zgjidhje e përshtatshme, për shumë të varur nga droga që nuk kanë mundësi financiare të blejnë dozat e tyre, për shkak të çmimit.

Ndërkohë, kjo video e transmetuar në një televizion rus e një të varuri nga droga është duke bërë xhiron e botës, teksa tregon dëmet e pabesueshme që mund të shkaktojë substanca.

Përpara se të klikoni në këtë video, ju bëjmë me dije se ajo përmban imazhe të rënda.

Top Channel