40 maratona në 40 ditë pa këmbë

26/09/2013 00:00

“Përse të vrapoj një maratonë në ditë për 40 ditë? E thjeshtë, për të treguar se çdo pengesë mund të kalohet”.

Janë këto fjalët e Richard Whitehead, britaniku kampion paraolimpik i atletikës, i cili e konsideron veten si provën e gjallë që një mangësi e trupit nuk të pengon të arrish objektivat e jetës.

“Mendoj se jeta duhet jetuar pa pasur kufij. Jeta ime ka qenë pranimi i asaj që jam dhe angazhimi maksimal për të bërë atë që dua. Nëse bëhet kjo, atëherë pengesat mund të largohen”, thotë Whitehead.

I njohur ndryshe si “Marathon Man”, sepse është lloji i vrapit që adhuron, Richard ka kryer një sipërmarrje të jashtëzakonshme: 40 maratona në 40 ditë pa këmbë, vetëm me proteza.

Top Channel