Salma, poetja që luftoi kundër diskriminimit

25/09/2013 00:00

Ajo nuk dëshironte të ishte një vajzë fatkeqe si shumë femra në Indi që detyrohen të martohen në një moshë fare të re.

Megjithatë, nuk iu shmang dot fatit të paracaktuar nga traditat shumë të forta të fshatit të saj.

Salma është një vajzë e re nga Tamili që sapo arrin moshën e pubertetit,  familja e detyron të martohet jashtë vullnetit të saj.

Ajo duhet të ishte një shtëpiake, të punonte shumë dhe të nënshtrohej. Por, Salma nuk ka të njëjtën histori që jemi mësuar të dëgjojmë për vajzat indiane.

Ajo vendosi të mohojë ligjet e cuditshme të vendlindjes, traditën dhe martesën.

Gjatë periudhës që mbahej e burgosur nga familja e burrit të saj, Salma nisi të shkruante poezi.

Vargjet e saj që në fshehtësi i dërgoi tek një botues i sollën një famë të paimagjinuar.

Megjithëse ajo qëndroi nëntë vite e mbyllur në shtëpinë e burrit, pa takuar njerëzit e saj dhe pa udhëtuar, Salam u bë e fmashme përmes poezive të veta që flisnin për ndjenjat, seksualitetin, gruan dhe të drejtat e saj.

Të gjithë flisnin për poezitë e Salmës, por askush se njihte atë deri në momentin që ajo kandidoi për zgjedhjet lokale në fshatin e saj.

Regjizorja britanike Kim Longinotto, e kthen këtë histori të fuqishme në një protestë kundër diskriminimit të grave.

Nga një e burgosur, sot  Salma drejton një zyrë e cila ndihmon gratë që janë të detyruara të martohen jashtë vullnetit të tyre dhe të mbahen në skllaveri brenda katër mureve të shtëpisë.

Salma është poetja më e famshme të Indisë Jugore dhe falë guximit të madh ia doli që të ecë përpara.

Top Channel