Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 sipas shkallës riechter goditi një zonë jugperëndimore në Pakistan, duke shkaktuar të paktën 30 viktima, lajmëroi të martën Instituti Amerikan i Gjeologjisë.
Tërmeti ndodhi rreth orës 12:29 me orën shqiptare (16:29 në Pakistan).
Ai ishte i lokalizuar në një thellësi prej 23 kilometrash. Zona në të cilën tërmeti goditi, në Dalbandin të krahinës Balochstan është rurale dhe me një përqendrim të ulët të popullsisë.
Për momentin, raportimet për dëmet materiale apo në njerëz nuk janë ende të qarta, por autoritetet raportojne te pakten 30 viktima.
Një prej tërmeteve më të fuqishëm në historinë moderne të Pakistanit, ai i sotmi u ndie deri në qindra kilometra largësi, përfshi kryeqytetin e Indisë, Delhi.
Një tërmet me të njëjtën forcë në këtë rajon me aktivitet të lartë sizmiologjik, në juglindje të Iranit, vrau 35 persona në muajin prill.
Top Channel