Set fotografik fejese me zombie

23/09/2013 00:00

Një çift kanadez me një sens humori të çuditshëm ka bërë një set fotografik fejese të rrallë: ata shfaqen duke u përleshur me të vdekurit e gjallë (zombi).

Harlan Guthrie dhe Holly Young e realizuan setin fotografik në një pyll pranë Torontos, aty ku po bënin celebrimin. Papritur, sulmojnë zombit dhe dhëndrri menjëherë nis të luftojë kundër këtyre përbindëshave për të mbrojtur dashurinë e jetës së tij.

Pasi largohen nga pylli, çifti puthet në mes të shinave të trenit, por ky set nuk ka përfundim të lumtur. Zombit rikthehen sërish dhe më në fund ata i dorëzohen fatit mizor.

“Nuk mund t’i mbijetosh një apokalipsi zombish. Mundohesh të mbijetosh sa më shumë të jetë e mundur, por nuk del i gjallë”, thotë Harlan për ‘New York Daily News’.

Cifti u frymëzua për këtë set të veçantë nga pasioni i madh që kanë për filmat horror.

Top Channel