Mësues që shkojnë përtej rolit të tyre, raporte të vecanta dhe përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve. Këta ishin profilet e disa arsimtarëve të cilët treguan në Pasditë në Top Channel se misioni i tyre nuk mbaron vetëm në bankat e shkollës.

E kemi dëgjuar historinë e Alma Muçës e cila tregoi përkushtimin e veçantë të mësueses ndaj saj. Këtë herë ishte radha e mësueses Eva Gjini për të rrëfyer para publikut se ku buron gjithë ajo dashuri që ajo përcjell tek nxënësit.

Shkenca vazhdon të japë zgjidhje për përmirësimin e jetës së njerëzve. Këtë radhe ata që duhet të gëzohen janë të sëmurët me SIDA. Një grup kërkuesish shkencor të udhëhequr nga shqiptari Iart Luka Shytaj kanë zhvilluar një eksperiment të suksesshëm për shërimin e SIDA-s. Rrjeti i studiuesve nga Instiuti i Lartë i Shëndetit në Romë me pjesëmarrës edhe nga Duke University në Amerikë, pas testimit te rezultateve me sukese tek majmunët, shpresojnë që në 2014 të provojnë këtë terapi mbi njerëzit.

Tefta Karakosta është një nga ata njerëz të cilët kurrë nuk lodhen se ndihmuari të tjerët. Ajo tregoi në studion e Pasdites se si për 15 muaj kishte qëndruar pranë aktores së njohur Antoneta Papapavli e cila prej më shumë se 20 vitesh vuante nga osteoporoza. Tefta i qëndroi pranë aktores së njohur deri ditën në të cilën ajo ndërroi jetë.

Cfarë do të bënit nëse do gjenit një çantë brenda së cilës ka 42 mijë dollarë? Nëse ndokujt i shkon mendja për ta përvetësuar le të dëgjojë cfarë ndodh në Amerikë. Pak ditë më parë një i pastrehë në Boston ka gjetur një çantë plot me para dhe dokumente personale që i përkisnin një shtetasi kinez. Ai menjëherë e ka dorëzuar çantën në polici dhe më pas paratë dhe dokementet i janë rikthyer pronarit. Gjesti mjaf i rrallë u publikua nga mediat amerikane.

Top Channel