Ekspozita e video-lojërave në Tokio

20/09/2013 00:00

Ekspozita e video-lojërave në Tokio këtë vit kishte dy protagonistë kryesorë: Play Station 4 të Sony-t dhe Xbox One të Microsoft-it.

Por, duke parë një numër shumë të madh vajzash me dekolte të ekzagjeruara dhe funde të shkurtra, të apasionuarit pas lojërave kompjuterike e kanë pasur të vështirë të përqendrohen në qëllimin e vërtetë të ekspozitës më të madhe aziatike të video-lojërave.

Shumë prej vajzave ishin të veshura si protagonistet e lojërave, ndërsa të tjerat si studente shkolle, por me uniforma “pikante”.

Top Channel