Ndërron jetë vizionari i Nintendos

19/09/2013 00:00

Hiroshi Yamamuchi, biznesmeni japonez që e shndërroi Nintendon në kompaninë më të madhe të video-lojërave, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Ai drejtoi Nintendon për 53 vite, nga viti 1949 deri në vitin 2002, duke e bërë një nga markat më të suksesshme të video-lojërave.

Yamamuchi kuptoi rëndësinë sociale të video-lojërave dhe potencialin ekonomik që fshihnin. Ai udhëhoqi Nintendon në një rrugë të vetën dhe kurrë nuk u shqetësua për atë që bënin konkurrentët duke u treguar një vizionar i vërtetë.

Nën drejtimin e tij, lojëra si “Super Mario” janë të famshme në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shqipëri.

Top Channel