Obeziteti, shkaktar për vdekje

18/09/2013 00:00

Një studim i ri jep shifra befasuese se mbipesha mund të kontribuojë në gati një në pesë vdekje. Kërkimet u financuan nga Fondacioni “Robert Wood Johnson”.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 700 mijë personave gjatë një periudhe 20-vjeçare. Studiuesit konstatuan se 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Amerikë lidheshin me obezitetin.

Studimet e mëparëshme kanë treguar se kjo shifër ishte vetëm 8 për qind tek meshkujt dhe 12 përqind tek femrat.

Top Channel