Kinë, nxënësi ther mësuesin
18/09/2013 00:00
Një nxënës kinez i ka prerë fytin mësuesit të tij pasi ky i fundit i kishte “konfiskuar” celularin gjatë mësimit.
Nxënësi, i cili është identifikuar vetëm si Lei në lajmet lokale, është parë nga mësuesi i tij Sun Wakang duke luajtur me celular gjatë orës së kimisë. Mësuesi ia ka marrë celularin për t’ia kthyer pas përfundimit të orës.
Të nesërmen, për tu hakmarrë, nxënësi i ka shkuar nga pas me thikë dhe i ka prerë fytin, ndërkohë që mësuesi po korrigjonte detyrat në klasë.
32-vjeçari vdiq në klasë, ndërsa nxënësi, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur, u largua nga vendngjarja për tu dorëzuar në polici ditën tjetër.
Mësuesi i jepte mësim kimie nxënësve nga mosha 7-12 vjeç në një shkollë të provinces Jiangxi.
Top Channel