Itali, baristja seksi i futet politikës

16/09/2013 00:00

Nga fotot provokuese në sloganet politike: kjo mund të jetë parabola e Laura Maggi, deri tani e njohur në Itali si baristja seksi nga Brescia.

Laura është gati për të hyrë në politikë, në radhët e Partisë së Mbrojtjes së Kafshëve, pasi u bë e famshme falë fotove të nxehta në Facebook, të realizuara në banakun e barit ku punon.

“Nuk kam modelë politikë, as historikë, as aktualë. Për këtë arsye kam zgjedhur një parti të re që nuk është rreshtuar as majtas, as djathtas, as në qendër”, theksoi Maggi në një intervistë për Ansa.

Aktualisht, aktiviteti i saj politik është i drejtuar tek të rinjtë, për t’i ndërgjegjësuar në çështjen e kafshëve, por nuk përjashtohet mundësia e një posti të rëndësishëm partiak në të ardhmen.

“Nëse do të ndodhë në të ardhmen që të kem një rol politik, do të mbroj idealet e partisë sime. Objektivi është të garantohen të drejtat e kafshëve”, tha Laura Maggi.

Top Channel