Gjen çantë me para’, e dorëzon në polici

16/09/2013 00:00

Një i pastrehë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur një çantë me 42 mijë dollarë brenda… dhe e ka dorëzuar në polici.

Përveç shumës së parave, në çantë kishte edhe pasaportë e dokumente personale që i përkisnin një shtetasi kinez.

Policia e Bostonit ka bërë të ditur për ‘The Boston Herald’ se burri që kreu këtë gjest të rrallë jeton në një qendër për të pastrehët.

Canta me shumën e parave dhe dokumentat e ndryshme i është kthyer pronarit.

Top Channel