“Tkurret” mali më i lartë i Amerikës së Veriut

13/09/2013 16:50

Maja më e lartë e Amerikës së Veriut është zvogëluar, tregoi një studim i publikuar të premten prej gjeografëve amerikanë.

Në përllogaritjet e fundit të këtij viti, mali i McKinley, i ndodhur në shtetin amerikan të Alaskës rezultoi të kishte një lartësi prej 25 metrash më të ulët në majën e tij.

Lartësia e vërtetë e majës së McKinley tashmë është korrigjuar në 6 168 metra mbi nivelin e detit.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, kjo “futje në ujë” e malit ka ndodhur ose si rrjedhojë e përmirësimit të teknologjisë së matjes ose si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Lartësia e McKinley mbetej e pandryshuar që prej vitit 1952, kur gjeologët e atëhershëm, duke përdorur teknologjinë më të përparuar të kohës, përcaktuan se mali ishte 6 193 metra i lartë në majën e tij.

Top Channel