Sonda Voyager 1, lë pas sistemin tonë diellor

13/09/2013 00:00

Sonda kozmike ‘Voyager 1’ është bërë zyrtarisht mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka dalë nga sistemi unë diellor.

Shkencëtarët e agjensisë kozmike amerikane NASA bënë me dije se pajisjet në bordin e sondës tregojnë se ajo doli nga fllucka kolosale e gazit që krijon dielli ynë dhe tani po lëviz në hapsirën ndëryjore.

Voyager u nis nga Toka në vitin 1977 dhe misioni i saj kryesor ishte studimi i planetëve të sistemit diellor, por pasi i kaloi këta të fundit, ajo vazhdon t’i largohet shtëpisë duke dërguar të dhëna të reja.

Sot, ky mision veteran i NASA-s është 19 miliardë kilometra larg Tokës. Kjo distancë është kaq e madhe, saqë sinjaleve radio që sonda dërgon, pavarësisht se udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, i duhen 17 orë që të mbërrijnë në tokë.

Kryeshencëtari i projektit Voyager Ed Ston, i cili ishte djalë i ri 36 vjet më parë kur sonda u nis, thotë se arritjet e saj janë fantastike. Ai tha se dalja e sondës nga sistemi diellor është njësoj si lundrimi rreth globit shekuj më parë, apo mbërritja e njeriut në Hënë. Stone tha se tashmë NASA ka mundësinë që të studiojë hapësirën ndërmjet yjeve, përbërja e së cilës ndryshon shumë nga ajo brenda sistemin tonë diellor. Teknikisht, dalja nga sistemi diellor do të thotë se Voyager është larguar nga zona e ndikimit të diellit tonë, ose heliopausa, që shtrihet përtje planetit të fundit që është Neptuni.

Top Channel