Konkurrentja enigmatike e “Miss Botës”

13/09/2013 18:50

Në pamje të parë, bukuroshja Rakhima Ganieva nuk ka asgjë të ndryshme nga konkurrentet e tjera të Miss Botës.

18-vjeçarja, e kurorëzuar “Miss Uzbekistani 2013”, gëzon një pamje me të vërtetë për të lakmueshme dhe duket në gjendje për të triumfuar midis shumë bukurive të botës.

Problemi i vetëm i saj… në Uzbekistan, një vend me një traditë të rëndësishme muslimane, nuk është zhvilluar kurrë ndonjë kompeticion bukurie, zyrtar ose jo.

E ndërsa në faqen e “Miss Botës”, zonjusha figuron e lindur dhe e rritur në kryeqytetin Tashkent, është e apasionuar pas pianos, tenisit, historisë, udhëtimeve dhe studion marrëdhënie ndërkombëtare e ligj, një gazetë uzbeke, këtë të premte raportonte se pavarësisht kërkimeve të saj, nuk kishte arritur “as që të krijonte idenë më të vogël” se cila është me të vërtetë 18-vjeçarja.

Top Channel