Përgatitjet për pajën perfekte

11/09/2013 00:00

Xheni është vetëm 13 vjeç. Ende nuk ka hyrë në moshë madhore dhe planet për fatin e saj janë të largëta, megjithatë mund të thuash se paja e Xhenit është gati që tani. Vjollca, nëna e saj tregon se në zonen e Prezës, paja e vajzës nis të përgatitet shumë herët.

“Vajzën e kam 13 vjeç dhe kam filluar të punoj për pajën deri sa ta martoj, në mënyrë që ajo të jetë gati”, thotë Vjollca.  

Me shume rendesi ne nje paje i kushtohen punimeve te dores, sende te cilat kerkojne shume kohe te behen gati.

Ndaj grate e shtepise fillojne te mendojne shume heret per sendet qe vajzat do te çojne ne shtepine e burrit.

“Kjo është një punë që është bërë me dorë dhe më ka ndihmuar edhe vjehrra. Janë endje me pëlhurë dhe grep”, vazhdon zonja për “Pasdite”.

Një palë çarçafe te endur ne pelhure kerkojne jo vetem kohe, por edhe shume shpenzime. Dhe qe tani e vogla e kesaj shtepie ka mundur te siguroje nje pasuri per pajen e saj te ardhshme.

“Xheni ka deri tani 20 palë çarçafe dhe do të vazhdoj të thurrë edhe të tjerë”, shprehet Vjollca.

Eshte ende larg planeve te saj per martese. Akoma nuk e di se kush dhe ku do te jete fati i saj. Megjithate Xheni eshte me ide me te qarta persa i takon pajes qe do te marre kur te shkoje nuse.

“Më pëlqejnë punët e dorës. Jam e kënaqur dhe dua të kem sa më shumë që të kem. Më duket pak shpejt, por është ideja e gjyshes dhe e mamit”, thotë 13-vjeçarja Xheni.

Hikja, gjyshja 78-vjeçare e kesaj shtepie eshte kontribuese e shume pajave ne fis dhe familje. Ajo eshte mjeshtre e endjes ne pelhure. Çarçafet dhe zbukurimet e saj kane pajisur shume breza. E fundit kete fat do ta kete mbesa e saj Xheni.

Me tutje ne nje tjeter shtepi Prezake, takojme Driten, nje grua e ketyre trevave qe edhe sot nuk e ka lene pas dore endjen e pelhures bashke me punimet e tjera te dores. Ajo na tregon relikat e ruajtura nga paja e saj dhe deshiron qe kete tradite ta trashegoje tek e bija 10-vjeçare.

Dhe per keto gra, ruajtja  e tradites se pajes eshte pertej pasurise. Eshte nje vlere e qe shume treva e ruajne me fanatizem, sikurse e ka ruajtur edhe Preza.

Puja e nuses, tradita që vazhdon edhe sot
Dëshmitë e dy të sapomartuarave në “Pasdite”

Duket si një traditë e shkuar, por në zona të caktuara të vendit zakoni i pajës së një nuseje ruhet me shumë fanatizëm.

Jo vetëm në zonat rurale, por edhe qytete. Entela është një vajzë pogradecare, martuar prej një muaji në Tiranë.

Vitet e saj të shkollimit në kryeqytet nuk e shkeputen aspak nga tradita, përkundrazi ajo kërkoi me ngulm që paja e saj të ishte e denjë për një vajzë nga zona e jugut.

“Këto janë çarçarë të qëndisur vetë. Janë të parët që kam bërë për pajë sepse sipas traditës duhen bërë në fillim çarçafë të bardhë për mbarësi. Këtë çarçaf e kam thurrur tetë vjet më parë. Kryesisht, ato nis të bëhet kur vajzat arrijnë një moshë të rritur dhe në përgjithësi janë nënat ato që kujdesen që vajzat të merren me këtë punë”, shprehet Entela.

Edhe ne Veri te Shqiperise vajzat kujdesen si qemoti per pajat e tyre. Pavaresisht se sot mund te gjesh gjithefare aksesoresh e pajimesh te gatshme, Manjola Laçi, nje nuse e re martuar ne Puke, tregon se punet e dores jane kryesorja per nje paje. 

“Punimet e dorës, paja e nuses dhe paja që nusja përgatit për njerëzit e burrit janë shumë të rëndësishme në traditën tonë”, thotë Manjola.

Entela, eshte diplomuar per psikologji dhe sa here ndante me shoqet e saj preokupimin per pajen teksa kishte vendosur daten e marteses, atyre kjo gje u bente pershtypje.

“Sot duket si një gjë e tepërt, pyetet se kujt do t’i duhet, por mua më pëlqen të ruaj traditën dhe kam disa punë dore. Në krahasim me shoqet kam shumë të tilla”, shtoi ajo.

Madje per nuset, ne zonat ku tradita e pajes ruhet masivisht, paja eshte nje lloj krenarie karshi vajzave dhe grave te zones ku ajo eshte martuar.

“Është një krenari e madhe për vajzat, nëse bëjnë gjërat e veçanta dhe kjo bën që të ndihet më krenare”, thotë Manjola.

Jane kryesisht punimet e dores ato qe e dallojne nje paje te tradites. “Normalisht, në pajë bën një numër çarçafësh, por jo të gjithë punime dore, pasi kështu nuk ia del dot”, shtoi Entela.

“Presupozohet që pajën nusja ta bëjë vetë, por janë të gjithë njerëzit e fisit që kontribuojnë, jo për të ndihmuar më shumë se sa për të pasur një kujtim prej tyre dhe kur t’i shtroj, do t’i kujtoj se kush i ka bërë”.

Perveç punimeve te dores, ne pajen e Manjoles jane edhe dy kostume popullore, ai i zones se Kukesit, nga ajo vjen vajze dhe zones se Pukes, ku eshte martuar.

Dhe sipas zonave dhe mundesive, paja e nje nuseje mund te pasurohet me cfaredolloj sendesh qe vajza dhe familja e saj i gjejne me dobi.

“Përpos çarçafeve të qëndisur, çentrove, pasi vendosa datën e dasmes vendosa te mendoj per shtresen e shtepise e keto kam marre. Mendova për nderresa te nevoshme pastaj çdo gje eshte sipas deshires dhe mundesise”, pranoi Manjola.

Keshtu paja e nje nuseje mund te jete baza per te nisur nje jete te re, por edhe kujtimi qe do te mbartet pergjate nje jete nga bujaria dhe tradita e vendeve nga vijne.

Paja 50 vjet më parë
75-vjeçarja kujton rëndësinë e pajës kur u martua në vitin 1957

Dava Dodaliaj është martuar në fshatin Kryezi të Pukës në vitin 1957. Atëherë, një vajzë i kishte mundësite e pakta për të bërë një pajë të madhe.

Por, megjithë mundësite e kohës, ajo tregon se është munduar që përmes punëve të dorës të krijonte sipas zakonit gjithëfarë sendesh, që nga veshjet e deri shtrojat zbukuruese për shtëpinë.

“Atëherë sillnim veshje dhe kush kishte mundësi shtroje perdesh”, kujton e moshuara.

75- vjeçarja tregon se paja që familja i jepte vajzes me vete ishte nje pasuri. Veshjet ishin punime qe kushtonin dhe per me teper tradita e kostumeve kombetare ruhej vetem permes puneve te dores. i gjithe kostumi ishte nje veper artizanale.

“Unë kam sjellë rrobat e bardha, të cilat në atë kohë kushtonin. Kam edhe zhgjonin se nuset vinin në borë”, thotë Dava.

Sendet e pajes se Daves jane te ruajtura edhe sot me shume fanatizem. Veçanerisht, veshjen e zones se Mirdites, petku me te cilin ajo eshte bere nuse, e mban si nje relike. 

“I kam ruajtur se nuk e kam zhdukur traditen dhe kurr kam dasem i vesh keto rroba siç i kam, siç jam bërë nuse”, shprehet 75-vjeçarja.

Dhe keshtu e veshur sipas tradites, ajo i ben kersheri te rese, modernes, teknkologjise. Per gruan e motshme paja e saj e vjeter se bashku me veshjen e nuserise, jane pasuri, jane  vlere dhe kujtime qe s’i zevendeson asgje.

Top Channel