Nevina Shtylla flet për herë të parë për lidhjen me partnerin: E njoh prej vitesh, nëse s’do ishte pak xheloz…
Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski festoi 35-vjetorin e lindjes me një festë të veçantë në praninë e miqve dhe njerëzve më të afërt.
Mes të ftuarve ishte edhe partneri i saj, Romain Gavras, me të cilin thuhet se është në një lidhje prej disa muajsh. Çifti u pa së bashku gjatë mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve dhe ndjekësve të modeles në rrjetet sociale.
Vetë Ratajkowski ndau në Instagram disa fotografi nga festa, ku shfaqej duke festuar në një ambient të ngrohtë dhe festiv. Aktiviteti u organizua në një bar, ku të ftuarve iu shërbyen ushqime dhe pije gjatë gjithë mbrëmjes.
Për këtë rast, modelja zgjodhi një fustan të kuq të ngushtë dhe elegant, me një dizajn të hapur në pjesën e përparme, duke qëndruar në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj.

Një nga detajet që spikati më shumë ishte torta e ditëlindjes, e cila kishte një dizajn unik me dy kube dekorative dhe lule anthuriume në ngjyrë të kuqe, në harmoni me veshjen e modeles.

Fotografitë e publikuara nga Emily Ratajkowski morën mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët i uruan ditëlindjen dhe vlerësuan atmosferën elegante të festës së saj të 35-të.

Top Channel