Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, shpalli listën e tij paraprake të të grumbulluarve për përballjen e dyfishtë kualifikuese të Botërorit të 2014-s, me Slloveninë dhe Islandën.
Trajneri italian postoi listën e të zgjedhurve të tij në profilin e tij zyrtar në rrjetin “Facebook”.
Mes 28 lojtarëve të grumbulluar, 23 do të thirren zyrtarisht për këto kualifikuese, nga të cilët duhet të përzgjidhen 18 lojtarë në dispozicion për secilën ndeshje.
Lista paraprake e të grumbulluarve për transfertat me Slloveninë e Islandën
Portierë
Ujkani (Palermo), Berisha (Kalmar), Shehi (Skenderbeu)
Mbrojtës
Teli (Qaraback), Cana (Lazio), Lila (PAS Giannina), Osmani (Teuta), Arapi (Skenderbeu), Hysaj (Empoli), Curri (Hoverla), Dallku (Vorskla Poltava)
Mesfushorë
Gjasula (Litex Lovech), Kaçe (PAOK Selanik), Roshi (FSV Frankfurt), M. Basha (Torino), Agolli (Qaraback), Vajushi (Litex Lovech), Bulku (Sepahan), Rama (Real Valladolid), V. Basha (Sion), Abrashi (Grasshopers), Lilaj (Skenderbeu)
Sulmues
Januzi (Vorskla), Vila (PAS Giannina), Çani (Karpi), Gashi (Grasshopers), Salihi (Jiangsu Sainty), Mehmeti (Olhanense)
Top Channel