Shekulli i 20-të njihet si shekulli ku industria mori një hov tjetër zhvillimi duke rritur mirëqënien dhe duke bërë më të lehtë jeten për njerëzit.

Ky industrializimin erdhi nga Perëndimi dhe një nga qendrat kryesore të tij, sigurisht që ka qenë Londra. Por kryeqyteti britanik ndër vite ka paguajtur koston e këtij zhvillimi.

Për herë të parë publikohen foto që tregojnë ndotjen e madhe në dy periudha të Londrës, në fillim të shekullit 20-të, ajo që britanikët tashmë e quajnë “Mjegulla e madhe e verës” dhe gjatë dimrit të ashpër të vitit 1952, ose “mjegulla e madhe dimërore”.

Në fakt në të dy rastet nuk bëhet fjalë për mjegull natyrore, por për masa smogu të dëmshme për shëndetin njerëzor. Ajo e fillimshekullit ishte si pasojë e rrymave ajrore që zhvendosën drejt qendrës së Londrës tymin e lëshuar nga fabrikat e qymyrit përreth, ndërsa e dyta si pasojë e dimrit të ashpër që detyroi londinezët të digjnin më shumë lëndë djegëse për t’u ngrohur duke lëshuar në ajër masa të mëdha tymi.

Të paktën 4 mijë persona mendohet se kanë gjetur vdekjen si pasojë e problemeve respiratore gjatë dimrit të ashpër të 1952.

Top Channel