Duel mes një kanguri dhe një qeni

30/08/2013 00:00

Jo më kot kangurët quhen ndryshe si “boksierët perfektë”. Një video që qarkullon në internet tregohet “dyluftimi” i pazakontë mes një qeni dhe një kanguri që po “bënte banjo në një pellg me ujë”.

Qeni, u quajtur Max afrohet ngadalë tek tek kanguri, fillimisht duke dashur të luajë me të, por shpejt kanguri duke menduar se po kërcënohej vendoset në pozicion mbrojtës. Për pak sekonda Max e sheh veten nën ujë dhe pasi i shpëton mbytjes herën e parë, afrohet sërish.

Sërish kanguri e zhyt atë nën ujë, dhe sërish Max arrin të dalë në sipërfaqe, ndërsa “kolegu i tij”, një tjetër qen i bardhë, nuk guxon ta mbështesë në duelin kundër kangurit.

Filmimi është realizuar nga një amator gjueti në një nga pyjet e Australisë. Fatmirësisht, në fund të duelit as kanguri dhe asnjëri prej qenve nuk u lënduan.

Top Channel