Ushtarët izraelitë kërcejnë me palestinezët

29/08/2013 00:00

Disa ushtarë izraelitë në Hebron vendosën t’i bashkoheshin një feste që po zhvillohej në një lagje ku po kalonin për patrullë dhe me uniformën ushtarake janë “çmendur” në ritmet e hitit “Gangnam Style”.

Problemi është se në këtë festë shumë të ftuar kanë qenë palestinezë dhe ushtarët janë regjistruar duke kërcyer me ta. Kjo gjë shkaktuar pakënaqësinë e mediave izraelite për sjelljen “jo të përshtatshme” të ushtarëve të vendit të tyre.

Edhe ushtria e Izraelit është e pakënaqur dhe një burim pranë saj ka thënë për ‘Haaretz’ se ushtarët e përfshirë në këtë episod janë pezulluar përkohësisht në pritje të hetimit.

Izraeli dhe Palestina kanë një konflikt shumëvjeçar në lidhje me kufirin, kontrollin e Jeruzalemit, banesat izraelite dhe njohjen e njëri-tjetrit si shtet.

Top Channel