Kur një balenë të mbin përpara

29/08/2013 17:30

Dy turistë amerikanë mbetëm të befasuar, nga një e papritur e paimagjinueshme që u ndodhi ndërsa ishin duke lundruar me një kanoe, në plazhin e Montereit, në Kaliforni.

Ndërsa po shijonin këtë aktivitet sportiv, në një ditë të bukur me diell, një balenë 15 metra e gjatë u ngrit nga uji në një distancë prej vetëm pak metrash përpara tyre.

Në fillim të befasuar, turistët u treguan të shpejtë për të mos humbur këtë ngjarje të rrallë, të regjistruar në kamerën që kishin me vete.

Gjithashtu, i rrallë ishte jo vetëm filmimi i këtij kontakti të afërt me balenën, por edhe vendndodhja e saj kaq pranë bregut kalifornian.

Top Channel