“Gangnam Style” pajton izraelitët me palestinezët

29/08/2013 00:00

Hebroni në Bregun Perëndimor ka qenë një prej zonave më të nxehta të përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve prej dekadash.

Por së fundmi, në një video të postuar në internet shihen qartë disa ushtarë izraelitë që marrin pjesë dhe kërcejnë nën ritmet e “Gangnam Style” në një dasmë palestineze.

Sipas raportimeve, ushtarët kanë qenë duke patrulluar në rrugë dhe kur kanë dëgjuar ritmet muzikore janë futur në ambientin prej nga vinte zhurma. Aty ata u janë bashkuar pjesës tjetër të dasmorëve, që të gjithë palestinezë me të cilët edhe kanë kërcyer.

Në një moment shihen qartë të paktën 2 ushtarë që me armët në kraharor dhe helmetat vendosur kërcejnë mbi supet e palestinezëve nën ritmet e hitit të këngëtarit koreano-jugor, PSY.

Video ka shkaktuar regimin e autoriteteve drejtuese të ushtrisë izraelite. Drejtuesit thanë se ndaj ushtarëve janë marrë masa disiplinore sepse ata kanë shkelur rregulloren duke braktisur patrullimin e duke “iu ekspozuar në mënyrë të panevojshme rrezikut”.

Mediat izraelite thonë se nuk bëhen të ditura masat disiplinore ndaj ushtarëve.

Top Channel