Njerëzit në kafaz, luanët të lirë

28/08/2013 00:00

Në një kopsht zoologjik të Zelandës së Re janë njerëzit ata që futen në kafaz për të parë luanët e uritur. Për tu ngjeshur me njëri-tjetrin brenda hekurave dhe për të parë fare nga afër grabitqarët, ata paguajnë rreth 20 euro.

Luanët kërcejnë mbi kafaz dhe përplasen me të në kërkim të ushqimit. Brenda kafazit gjenden edhe punonjësit e kopshtit zoologjik, të cilët i ushqejnë dhe lejojnë në këtë mënyrë vizitorët të shohin jetesën e këtyre kafshëve në habitatin e tyre natyral.

“Njerëzit mund të shohin luanë në shumë vende, por ne i sjellim shumë afër me këto krijesa të mrekullueshme dhe siguria është e garantuar 100%”, thotë shefi i Orana Wildlife Park, Nathan Hawke.

Ky kopsht zoologjik mban mbi 400 kafshë të 70 llojeve të ndryshme.

Top Channel