Kërkon lëmoshë për të bërë operacion plastik gjoksin

13/08/2013 00:00

Ekspertët e marketingut do ta quanin “crowdfunding”, ose thënë ndryshe
“lëmoshë”. Një vajzë në Florida ka vendosur të dalë në rrugë për të
kërkuar lëmoshë për një kauzë jo të zakontë: për të bërë operacion
plastik gjoksin.

Christina Andreës ka kërkuar “ndihmë ekonomike” nëpër rrugët e Pensacola, duke mbajtur në dorë një pankartë: “Not homeless, need boobs”, (nuk jam e pastrehë, kam nevojë për gjoks).

Vajza ka rrëfyer për portalin ëeartv.com se: “Dua të kem gjoks më të madh sepse nuk jam e kënaqur me këto që kam dhe mendova se kjo është një mënyrë e mirë për t’i pasur”. Më tej ajo ka shtuar se: “Njerëzit kërkojnë të holla sepse thonë se janë të pastrehë, ndërsa unë nuk jam. Jam thjesht e ndershme”.

Top Channel