“Zbulimi” i ri i Victoria’s Secret

09/08/2013 00:00

Brazili njihet si vendi i sambas, futbollistëve të talentuar, kafesë dhe së fundmi gjithnjë e më shumë si vendi i supermodeleve botërore.

Pas Gisele Bundchen, Adriana Lima-s, Isabel Goulart dhe Ana Beatrice Barros, nga vendi amerikano-latin “Victoria’s Secret”, ka peshkuar një tjetër modele, që në setin e parë fotografik të linjave intime të shtëpisë së famshme të modës, shkëlqeu me format e saj.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Gracie Carvalho që edhe pse në moshë relativisht të madhe për një modele, po ngjit shkallët e karrierës me shpejtësi.

Top Channel