Stallone për Bruce Willis: Je një dembel e dështak

08/08/2013 00:00

Dukeshin të pandashëm, së bashku me miqtë e tjerë, kampionë të filmave aksion në vitet ’80. Por së fundmi dicka është krisur në miqësinë mes Sylvesre Stallone dhe Bruce Willis.

Stallone, ideator, producent dhe një ndër aktorët protagonistë të “The Expendables” ka shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij.

“Je një dembel, i pangopur dhe dështak” shkruan Stallone në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Shkaqet e zënkës nuk dihen, por e sigurtë është se Bruce Willis nuk do të jetë në episodin e tretë të filmit aksion.

Vetë Stallone ka njoftuar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Harrison Ford që do të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Willis.

Top Channel