Di Caprio, i ardhur nga “e ardhmja”

08/08/2013 16:55

Leonardo di Caprio u duk si i ardhur nga e ardhmja, ndërsa është duke kaluar disa ditë pushime në brigjet e Ibizës, si i ftuar nderi në jahtin e miliarderit rus, Vladislav Doronin.

I fotografuar nga paparacët e pranishëm, Di Caprio shfaqi një pajisje të veçantë që lidhet tek këmba, e duke mundësuar një shtytje të rëndësishme nga poshtë, është në gjendje të të ngrejë pezull në ajër.

38-vjeçari, i shoqëruar në pushime nga e dashura e tij modele, Tony Garrn, u duk se shijoi çdo moment të kësaj aventure, ndonëse nuk shfaqi cilësi të spikatura në ruajtjen e barazpeshës dhe përfundoi disa herë i rrëzuar në det.

Top Channel